Ndryshimi i kushteve atmosferike ka përkeqësuar situatën në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Durrësit, në Porto Romano.

Era ka fuqizuar zjarret e përditshme në pirgjet me plehra dhe reja e tymit toksik të çliruar nga djegia e mbetjeve është përhapur në një rreze më të gjerë sesa zakonisht.

Pothuajse mbi të gjitha lagjet e pjesës veriore të qytetit janë ngritur re të zeza tymi dhe raportohet se disa banorë në lagjet 5 e 18 të Durrësit kanë pasur edhe probleme në frymëmarrje gjatë së martës.

Gjendja në këtë vendgrumbullim vazhdon të rëndohet, ndërsa emergjenca mjedisore është shpallur dhe i gjithë komuniteti pret.

Në qershor, kryeministri ishte vet në këtë fushë, nga ku premtoi mbylljen e këtij vendgrumbullimi mbetjesh dhe rehabilitimin e zonës, me kthimin e saj në një park të gjelbëruar.

Por, siç duket, me këtë premtin edhe Bashkia i lau duart nga përgjegjësitë, pasi të paktën rrethimin që e ka për detyrë nuk e ka realizuar. Fusha është e hapur ndaj çdokujt, ndërsa zjarret që digjen janë në mëshirë të tekave të motit.

Bashkia nuk mund të ndalë erën që fryn, por mund të marrë masa duke rrethuar fushën dhe duke vënë nën kontroll zjarret, para se të jetë tepër vonë për të për t’u përballur me zemërimin e natyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA