Buxheti 2019, Rama: Shumëfishojmë bonuset për lindjet, deri në 120 mijë lekë të reja

26/09/2018 10:59

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për risitë e në pr/buxhetin e vitit të ardhshëm e ka vënë theksin tek bonusi që marrin familjet për lindjen e fëmijëve.

Teksa aktualisht ky bonus është 5 mijë lek, Rama nga ambientet e kryeministrisë deklaroi se kjo shumë do të 8-fishohet për fëmijën e parë, duke e bërë 40 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e dytë ky bonus do të jetë 80 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e tretë do të jetë 120 mijë lekë. “Ky bonus do jetë në rang kombëtar dhe do t’i shkojë në kohë reale familjes”, u shpreh Rama, teksa ka theksuar se nuk do të ketë vonesa ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën me shpërndarjen e këtij bonusi.

“Në vitet 2000 pata lançuar si Kryetar i Bashkisë së Tiranës çekun e bebes 50 mijë lekë të vjetra, i cili u prit shumë mirë aso kohe, por mbeti aq sa ishte për shumë vite dhe u kthye në një problem dhe në malin e borxheve të trashëguara nga qeverisja e mëparshme”, tha Rama.

Sipas tij, u trashëgua një borxh prej 5 milionë dollarë për bebet që nuk kishin marrë çekun që u takonte, borxh që u shlye ashtu sikurse u shlyen mbi 700 milionë dollarë borxhe, pa të cilat do të kishim bërë shumë punë që në fillim të mandatit.

“Asnjë gjë nuk ka ndryshuar në këtë politikë që sot rikthehet në rendin e ditës me një shumëfishim për fëmijët e porsalindur. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm fëmija i parë i një çifti do të marri 8-fishin e kontributit dhe bonusit, 400 mijë lekë; fëmija i dytë do të marri 16-fishin, 800 mijë lekë dhe fëmija i tretë 24-fishin, 1 milionë e 200 mijë lekë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se bonusi tani kalon përmes njësive vendore nëpërmjet ministrisë së Brendshme, por që kjo do të ndryshojë. “Kjo do të ndryshojë krejtësisht dhe sistemi do të jetë i shpejt dhe i drejtpërdrejtë. Nuk do të ketë kapërcime nga njësi të ndryshme vendore dhe nuk do të ndodhë që paratë e fëmijëve të përdoren për tjetër gjë duke lënë familjet pa bonos”, tha kryeministri Rama. Mekanizmi që do të ndërtohet në harkun e një viti tha ai, do të krijojë shërbimin e bonusit, kombëtar dhe në kohë rale, sipas praktikës më të mirë që kemi parë në vende të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA