U shëndosh aq sa nuk bënte dot seks, burri bie plot 100 kg. Ja si duket tani (Foto)

25/09/2018 13:52

Një burrë obez vendosi që të dobësohej pasi shëndeti i tepërt nuk e lejonte më që të kryente marrëdhënie seksuale dhe kjo gjë çoi në dështimin e martesës së tij.

38-vjeçari Stephen Ringo arriti peshën 185 kg pasi la sportin në vitin 2005 dhe u martua. Dashuria e tij për hamburgerë dhe pica bënë që inxhinieri i “software”-ve të fryhej pa pushim.

Amerikani nga Tenesi, 14 vite pasi nisi ngrënien e pakontrolluar, vendosi që të ndryshonte rrënjësisht.

“Pesha ime ishte faktori kryesor që më ndau nga gruaja. Shëndeti më shkatërroi jetën seksuale. Nuk mund të bëja shumë gjëra. Edhe të vishesha e kisha vështirë. Kurrë nuk gatuaja vetë, haja vetëm hamburgerë te McDonald’s. Merrja një racion familjar me dy Big Mac, dy patate të skuqura të mëdha dhe dy gota të mëdha Coca-Cola”, thotë Ringo.

Prej vitesh ai ka nisur stërvitjen dhe ka rënë 100 kg, por ende ka lëkurë që i varet dhe që mund të hiqet vetëm me operacion, të cilin për mometin nuk ka me se ta paguajë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA