SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/ Reagon kreu i grupit të PD: Intimidimet ndaj prokurorisë, nuk e shpëtojnë dot Qeverinë 30/01 18:51
Në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili, Monika Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se paratë e kanabisit që, sipas saj, u mboll në të gjithë Shqipërinë, i ka marrë ose kryeministri Edi Rama ose ndërkombëtarët që heshtën.
“Lazarati u shkatërrua dhe shumë mirë u bë që u shkatërrua, por u bë gjithë Shqipëria si Lazarati. Gjithë kjo para’ e kanabisit, ku shkoi? Sepse varfëria është rritur, nuk shkoi te qytetarët. Pra, ose i ka marrë Edi Rama ose ndërkombëtarët që nuk folën për këtë situatë”, deklaroi Kryemadhi.
Top Channel