Australianet u këshilluan javën e kaluar t’i prisnin një herë luleshtrydhet përpara se t’i kafshonin, nisur nga fakti që disa persona kishin njoftuar autoritetet se kanë gjetur gjilpëra të fshehura brenda këtyre frutave.

Në mbare vendin, firma të ndryshme i tërhoqën prodhimet e tyre të luleshtrydheve nga tregu. Alarmi që ka shkaktuar kjo situatë në mesin e konsumatorëve nxiti nisjen e një hetimi ndërsa qeveria njoftoi se do të merren masa të ashpra ndaj individëve që zbulohen duke sabotuar ushqimin.

Frika e përgjithshme ka shtyrë dhe gjigantin vendas të supermarketeve Woolworths të heqë të gjitha luleshtrydhet nga raftet e tij.

Nuk dihet persa kohe, ai do te vazhdoje ta ndaloje rreptësisht shitjen e tyre. Një pjesë e prodhuesve te luleshtrydheve ankohen se situata është ekzagjeruar dhe se në këtë pike, shqetësimet e publikut po nxiten nga histeria.

Por Woolworths këmbëngul se siguria e klientëve është prioriteti i vet absolut, ndaj dhe nuk do të tërhiqet nga vendimi i marrë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA