Pasi u tërhoq nga bisedimet në Bruksel, Aleksandar Vuçiç duket se do të bojkotojë edhe punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në vend të tij, raportojnë mediat serbe, në New York do të shkojë kryeministrja Ana Brnabiç.

Burime të Danas thonë se presidenti do ta anashkaloje eventin disa ditor për shkak të angazhimeve të tjera të tij. Vuçiç e pati lënë të kuptohej këtë, javën e kaluar, kur e paralajmëroi këtë mungese me një justifikim jo fort bindës.

“Thjesht dua të jem më shumë në vend, nuk mund të jem gjithë kohës jashtë vendit”, citohet të ketë thënë ai.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndërkohë pritet të takohet javën e ardhshme me shefin e shtëpisë se bardhe, Donald Trump dhe shtypi serb e ka një koment edhe për këtë zhvillim.

Sipas mediave atje, një lëvizje e tillë do të ishte goditje e fortë për Beogradin zyrtar.

Me deklaratën e ambasadorit të SHBA në Beograd, Kyle Scott, Amerika e tregoi më qartë se çdo herë tjetër se favorizon një zgjidhjeje paqësore të mosmarrëveshjeve, dhe se mbështetet në zgjuarsinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, siç e theksoi diplomati i larte, ndërmjetësuesja e procesit të dialogut.

Thaçi dhe Vuçiç po i mëshojnë që të dy idesë së shumëkundërshtuar të ndryshimit të kufijve, dhe Mogherini ka deklaruar se për të, çdo zgjidhje është e pranueshme përsa kohë mbetet ne në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Një ditë më parë, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se “ideja e kufijve” është e vetmja ide konkrete e hedhur deri tani dhe Serbia doli me të “për shkak se Shtetet e Bashkuara, Rusia, Italia, Franca dhe Bashkimi Europian, kanë ndryshuar qëndrimin dhe kërkojnë një zgjidhje paqësore për Kosovën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA