Me anë të një letre zyrtare drejtuar kreu të Kuvendit, Gramoz Ruçi, opozita kërkon që të mos përfshihet në seancën e nesërme ligji për Teatrin në amendamente.
Letra është nënshkruar nga dy krerët e grupeve parlamentare të opozitës, ku thuhet se miratimi pro i dekretit të Metës do të sillte rrëzimin në tërësi të ligjit.
“Amendamentet e mazhorancës nuk eliminojnë konstatimet e presidentit Meta. Ky ligj i paprecedentë është nja akt korruptiv”, thuhet ndër të tjera në letër.
“Teatri” votohet të enjten, opozita e bojkoton, do bëjë “kuvend” në Vlorë
Vasili dhe Spaho kërkojnë nga Ruçi që nesër të votohet vetëm dekreti i Presidentit Meta ‘pro’ që rrëzon ligjin për Teatrin Kombëtar, por jo variantin e ri me ndryshimet që ka propozuar shumica dhe që kaloi dje në Komision.
Top Channel