Revista prestigjioze zvicerane “Wild Walls” ka përzgjedhur muralen e pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore si një nga 10 më të mirat në botë. Lista është publikuar nga kryeredaktorja e revistës, Angie Kordic, dhe janë murale që janë pikturuar gjatë muajit gusht 2018 në të gjithë botën.
Shqipëria renditet krah Kalifornisë, Austrisë, Norvegjisë, Masaçusets, Ilinoisit, Italisë dhe Bjellorusisë. “Vepra ‘Flirtimi’ është muralja e tretë e pikturuar nga WD (Wild Drawing) në qytetin e Urës Vajgurore në Shqipëri. Piktura vjen si një shembull i përkryer i përdorimit të hapësirës. Në murale shikohet një çift, te cilet veshtrojne njëri-tjetrin nga te dyja anët e pallatit, duke i dhene jete nje iluzioni te bukur”, thuhet në shkrimin e revistës “Wild Walls”.
Kjo është një traditë, e cila vazhdon prej 14 vitesh për revistën “Wild Walls”, dhe në numrin e 169 të saj, në hartën botërore të muraleve me te mira, ka përzgjedhur edhe një qytet nga Shqipëria, pikerisht qytezen e vogel te Ures Vajgurore.
“Flirtimi” (The flirt), “Kampioni” (The Champion) dhe “Ura e Mendjes” (Bridge of mind) janë tre muralet që janë pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore nga artisti i njohur me famë ndërkombëtare WD. Tre muralet janë kuruar nga artisti i njohur shqiptar, Helidon Haliti, me mbështetjen e Bashkisë Ura Vajgurore.
Top Channel