Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës që të reflektojnë për të mos votuar ditën e nesërme në Kuvend ligjin për shembjen e teatrit.
Pas një takimit me artistë dhe përfaqësues të kauzës kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Basha theksoi se nesër po përgatitet një akt anti-Kushtetues.
“Në vend të rrëzimit apo pranimit për ligjin korruptiv Rama-Fusha, nuk duhet t’i hapim rrugën një procesi fasad, ku përfaqësuesit e tyre do të marrin leje për të grabitur pronën publike dhe shkatërruar trashëgiminë kulturore, duke pastruar paratë e krimit e drogës prej 200 mln eurosh që shkojnë në llogari të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij, – u shpreh Basha në një dalje për mediat. – PD e ka të qartë, se ligji Rama-Fusha është anti-Kushtetues dhe si i tillë ai do të rrëzohet, pasi votimi që i hap rrugë shkatërrimit të Teatrit, është i papranueshëm”.
Basha paralajmëroi se kushdo që do të ngrejë kartonin nesër në Kuvend, do të trajtohet nga opozita si terrorist-shtetëror.
“Është akt grusht shteti dhe vendos çdo deputet të Rilindjes në pozita të barabarta me terroristët. Secili prej karton-mbajtës i Rilindjes ka orët e fundit të reflektojë që nëse çdo kush që ngre kartonin për të miratuar një ligj antikushtetues do të trajtohet politikisht nga opozita si terrorist shtetëror”.
Top Channel