Game of Thrones shënoi një tjetër sukses dërrmues në edicionin e 70-të të çmimeve Emmy. 9 statueta gjithsej rrëmbeu seriali magjik-përfshirë atë të dramës më të mirë dhe aktorit më të mirë jo protagonist Peter Dinklage.
Nga ana tjetër, dy seriale prej të cilave kishte pritshmëri të larta, Atlanta dhe The Handmaid’s Tale, nuk e përsëriten dot suksesin e vitit të kaluar dhe shkuan në shtëpi duarbosh.
Mbrëmja ne vetvete, që një triumf per aktoret britanike, puna e te cilëve u shpërblye më së miri në këtë event. Claire Foy, Thandie Newton dhe Charlie Brooker ishin mes atyre që dolën nga ceremonia me çmime të rëndësishme.
Elisabeth Moss po priste shumë të merrte vlerësimin e aktores më të mirë në një dramë për interpretimin e saj të shumëkuotuar tek The Handmaid’s Tale, tashmë në sezonin e dytë, por humbi përballë Foy-t.
Mbrëmja pati edhe një moment shumë të veçantë: Në kohën kur u ngjit në podium për të mbajtur fjalën, regjisori dhe skenaristi Glen Weiss, iu drejtua të dashurës së tij Jan Svendsen, të ulur mes publikut, dhe i propozoi live.
“Ti gjithmonë pyet perse nuk më pëlqen të të quaj të dashurën time, i tha weiss, epo kjo ndodh sepse dua të të quaj nusen time”, shtoi ai.
Regjisori i vuri në gisht unazën që nëna e tij, e cila ndërroi jetë përpara dy javësh, e kishte mbajtur per 67 vjet.
E batutat nuk munguan; pas 6 sezonesh tek Amerikanët, Matthew Rhys më në fund e mori një çmim Emmy, e ndërsa përcillte falenderimet e rastit, bëri shaka duke cituar gjoja të dashurën Keri Russel që i thoshte: po më propozove në skenë, ki parasysh që do të të vijë ndonjë grusht!
Top Channel