Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kryejmë nderime në vendin ku u vra Martin Cani
24/11 20:58
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi pasditen e së martës se aksioni i IKMT-së në Jalë është “grabitje e pronës”.
“Prania policore dhe dhuna në Jalë u bënë për të grabitur tokat. Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë me banorët e Jalës. Bëhet fjalë për një skemë mafioze grabitjeje si në rastin e Teatrit Kombëtar. PD do të depozitojë kallzim penal për banditin Fatmir Meta”, tha Basha.
“Rama dhe Xhafaj kanë hedhur policinë në sulm për të mbrojtur kriminelët. Sot në Shqipëri janë të sigurtë vetëm kriminelët”, shtoi kreu i PD-së.
Top Channel