Zhduket aktorja kineze, dyshohet se është përfshirë edhe Partia Komuniste

17/09/2018 13:49

Aktorja me e famshme e Kinës është zhdukur pa lënë gjurmë, dhe shumë po pyesin nëse këtu ka gisht Partia Komuniste kineze.

Fan Bingbing, një prej yjeve më të vlerësuar e të paguar në vend, ka qenë pjesë e kasteve të filmave vendas dhe atyre perëndimore, duke përfshire këtu edhe krijimin hollivudian që ka sjellë miliona dollarë ne arkat e kinemave, X Men.

Në mbarë vendin, fytyra e saj mbulon me mijëra reklama dhe është përdorur nga firma luksi si Cartier apo Louis Vuitton. Në 2015-ten, revista Time e cilësoi aktoren më të famshme të vendit.

Por ylli i kinematografisë nuk është parë më në publik qe prej muajit qershor kur shkoi të vizitonte një spital fëmijësh në Tibet. Në një artikull i cili u shfaq në 6 shtator në median shtetërore, por më pas u hoq, thuhej se Fan është vendosur nën kontroll dhe pritet të marrë gjykimin.

Nuk ka ndërkohë asnjë deklaratë zyrtare mbi vendndodhjen e saj, e nuk dihet të jetë ngritur ndonjë padi kundër aktores. Megjithatë, në një vend ku yjet janë shpeshherë të detyruar të mbajnë një profil të ulet për të qenë në rregull me qeverinë, njerëzit kanë nxjerrë përfundimet e veta mbi situatën e Fan-it, thotë CNN.

Kur je miliarder, mendojnë ata, këtë sigurisht mund ta shijosh, por deri në një farë pike dhe duhet të tregohesh shumë i kujdesshëm që të mos shkelësh vijat e kuqe të Partisë Komuniste kineze.

Në 2011-tën, artisti më i njohur vendas, Ai Weiwei, u arrestua për tre muaj dhe askush nuk e dinte vendndodhjen e tij. Më vonë u la i lire, sipas siç thanë autoritetet, kishte firmosur një rrëfim ku tregonte se që arrestuar për evazion fiskal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA