Aktori i njohur hollivudian është dëshmia më e fundit se të bëhesh prind në ditët tona, vërtët që nuk ka me kufizime kohore: Richard Gere dhe e shoqja, Alejandra Silva po presin fëmijën e tyre të parë.
Gere është baba i një djali 18-vjeçar, Homer James Jigme, me ish-te shoqen Carey Lowell, por tani do të behet baba përsëri në moshën 69-vjeçare!! Bashkëshortja e postoi lajmin në Instagram për ta ndare gëzimin e pamatë të çiftit me 30.000 ndjekësit e saj në rrjetin social.
Fotoja shoqëruese ishte tepër speciale: Në të shihet sesi Richard dhe Dalai Lama i përkëdhelin barkun publicistes spanjolle, e cila shkruan: “Një moment shumë special për ne, morën bekimet me të mëdha për gjënë më të çmuar që do të vijë. Nuk mund ta jepnim lajmin pa ia thënë më parë Dalai Lames”.
Në fakt, lideri shpirtëror tibetian ka qenë i pari që e ka mësuar mbërritjen e fëmijës së dytë të atij që është miku i tij i mirë prej shumë vitesh tashmë. Alejandra Silva nuk ka veçse 3 muaj që ka lidhur kurore me yllin hollivudian. Ata dolën për herë të parë publikisht së bashku ne 2014-ten, por sipas Entertainment Weekly, dyshja njihej prej më shumë se një dekade.
Top Channel