Tërmet Peçi i këndon Enverit. PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tepelenës
16/09/2018 11:30
Tërmet Peçi i këndon Enverit. PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tepelenës
Kënga labe e Ali Golikut kishte si mbajtës të isos edhe vet kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, në darkën që ai shtroi për këtë përvjetor.
Në fakt, videoja është shpërndarë në rrjetet sociale nga kryebashkiaku Peçi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Tritan Shehu i kërkon kryeministrit shkarkimin e kryebashkiakut Peçi.
Më tej, deputeti kërkon hetime. Duke e konsideruar si një skandal këngën për diktatorin Hoxha, deputeti shton se në këtë mënyrë është sfiduar demokracia dhe është treguar arrogancë ndaj ish-të persekutuarve.
Top Channel