Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një person, i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 6 vite heqje lirie, është kapur nga policia e Beratit.
Edison Bega, banues në Kuçovë, është ndaluar pasi ndaj tij ekziston një dënim me 6 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Beratit, të marrë më 14 prill të dy viteve më parë, mbi akuzat për “pastrim të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale”.
Ai rezulton gjithashtu me precedentë të mëparshëm penalë, pasi ka qenë i dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Torino, në vitin 2008, i akuzuar për veprat penale të “pjesëmarrjes në organizata kriminale” apo “shfrytëzim prostitucioni”.
Top Channel