Frenon çmimi i gjelit/ Rritësit e shpendit preferojnë të mos “luajnë” me kostot, zbulohet arsyeja
22/12 20:00
Arben Kristopulli i paralizuar nga këmbët jeton vetëm prej vitesh pa asnjë njëri që të kujdeset për të. I vetmi që e viziton dhe e ndihmon është një djalë, i sëmurë mendor.
Kushtet e këqija në të cilat jeton e kanë detyruar që para disa ditësh të tentoj vetëvrasjen.
“Fiks Fare” e takoi nga afër Arbenin dhe zbuloi gjendjen e mjerueshme në të cilën ai jeton.
Dhoma ku ai banon është e mbushur me bidonë me urinën e tij të një viti. 54-vjeçari kërkon vetëm një karrocë që të mund të lëviz nëpër banesë.
E pas interesimit të Fiks Fare, ka reaguar Shërbimi Social Shtetëror i Fierit, që i ka garantuara karrocën e invaliditetit, si edhe ka bërë edhe dezinfektimin e banesës ku ai jetonte.
Top Channel