Godina e shkollës “Babë Dudë Karbunara” po rrënohet nga dita në ditë, edhe pse është një ndër shkollat më të rëndësishme të Beratit.
Një mijë nxënës çdo vit mësojnë në bankat e kësaj shkolle, ku pikon çatia, ka lagështi kudo dhe tualetet nuk funksionojnë.
Drejtori i shkollës, Llazar Palla, shprehet se shkolla nuk është gati për këtë vit të ri shkollor: “Ambientet e klasave të katit të tretë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar nga lagështia dhe myku. Biblioteka e shkollës sonë është në gjendje kritike, edhe librat vijnë era myk. Në banjot e katit të parë ka probleme. Tualetet bllokohen dhe uji del nëpër korridore”.
Burime nga bashkia thonë se për riparimin e kësaj shkolle priten fonde nga qeveria, të cilat janë premtuar që vitin e kaluar.
Top Channel