Për të mirëpritur nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollave, por edhe ata që rikthehen në to për të vijuar rrugën e dijes, Bashkia e Tiranës, në kuadër edhe të Ditë Botërore të Pastrimit, do të organizojë ditën e shtunë, më 15 shtator, një aksion të gjerë në gjithë territorin e saj për heqjen e mbetjeve dhe papastërtive.
Pjesë e aksionit do të bëhen të gjitha ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë, administratorët si dhe një sërë organizatash të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mjedisit.
Për ta masivizuar këtë aksion kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje edhe qytetarëve që t’i bashkohen këtij aksioni në mënyrë që viti i ri shkollor ta gjejë Tiranën më të pastër. “Nëse jeton në Tiranë, mos mungo në aksionin e madh të pastrimit të qytetit në 15 Shtator – të na gjejë viti shkollor xixë në çdo lagje e çdo rrugë!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Top Channel