Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, pr/ligjin për Vettingun e politikanëve, por ende nuk dihet se kush janë organet që do ta bëjnë këtë proces.

Deputeti i PD, Ervin Salianji në përfundim të mbledhjes së grupeve të punës, PD-LSI, ka dhënë një prononcim për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit pas depozitimit të amandamenitit për Vettingun e politikanëve.

Sipas Salianjit, vettingu në politikë ecën paralelisht me vettingun në drejtësi dhe nuk e shmang atë pasi edhe në kushtet e sotme prokuroria nuk ndalohet së kontrolluari familjarët e zyrtarëve.

“Pas depozitimit të projektligjit për ndryshime për të bërë të mundur vettingun e politikanëve Rama dhe PS po e refuzon. Edhe sot nuk ndalohet prokuroria që të hetojë familjarët e zyrtarëve por e pengon drejtësia e kapur nga kryeministri. Edi Rama nuk e do Vettingun dhe nuk do të votojë atë. Pyetja jonë është: e duan apo jo? E përsëris se pyetja është shumë e qartë: maxhoranca e do vetting apo jo? Nëse ata nuk e duan dhe ne nuk kemi pse diskutojmë për teknikatitet. Çdo gjë do të bëhet hap pas hapi do t’ju bëhet me dije sapo qeveria të shprehet e do apo jo vettingun. Ne sot morëm vendimin se do të pranojmë çdo lloj hapi për të përshpejtuar procedurat. Ne jemi gati, presim përgjigje nga maxhoranca”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA