Vetting-u i politikanëve ishte tema e diskutimit në “Top Show” mbrëmjen e së martës.
Sipas analistit Afrim Krasniqi, “nisma e opozitës është gjetje e duhur sepse e la në hije gjumin veror të saj”.
“Nisma e PD-së është e drejtë, por mekanizmi është i pamundur. Thjesht partitë politike po mundohen të fitojnë kredenciale politike. Ne nuk kemi një draft të përfunduar, është thjesht retorikë politike. Tani të dyja palët po mundohen të fitojnë kredenciale te qytetarët sepse e panë që ata e duan këtë gjë. Kjo gjë nuk mund të bëhet sepse kërkon ndryshim Kushtetute dhe gjithashtu duhet të shprehet Komisioni i Venecias”.
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi se “ligji që propozon opozita garanton ndarjen e politikës me krimin”.
Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj u shpreh: “Opozita ka një draft që lë për të dëshiruar. Ne kemi institucione që hetojnë politikanët”.
Top Channel