Apeli i GJKKO i rrëzoi kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë, reagon Meta: Po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit tim 30/01 14:03
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për vetting-un e politikanëve, që është propozuar nga Partia Demokratike.
Balla mësohet të ketë thënë se propozimi i Bashës është i dështuar dhe propagandë politike. Sipas Ballës, propozimi synon që të pengojë reformën në drejtësi. Ai ka theksuar se PS-ja është gati për një vetting të vërtetë, të cilin e garanton 100% reforma në drejtësi.
BKH-ja dhe SPAK-u e garantojnë plotësisht një gjë të tillë dhe nuk ndalet vetëm te politikanët, por edhe familjarët. Sipas Ballës, propozimi i PD-së i shmang familjarët.
Top Channel