“Hapësira miqësore” për të miturit. Ambientet e posaçme për viktimat e dhunës në familje

10/09/2018 15:49

Pas ndryshimit të Kodit Penal për të mitur, për herë të parë në Shqipëri do të ketë hapësira të posaçme për trajtimin e kësaj kategorie gjatë shoqërimit në komisariatet e policisë.

Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i të miturve që janë në kontakt dhe konflikt me ligjin, duke u 20-fishuar brenda pak viteve.

Në vitin 2011 janë identifikuar 46 fëmijë, ndërsa në 2017-n numri i tyre ka shkuar në 933. Këto mjedise quhen “hapësira miqësore” dhe filimisht janë ngritur në Komisariatin Nr. 5 në Kamëz, ku janë identifikuar viktima të dhunës në familje, të larguar nga banesa për shkak të vështirësive ekonomike, apo të mitur të përfshrë në vjedhje me dhunë.

Nga të dhënat e komisariatit rezulton se, shumica e fëmijëve janë në situatë rruge, por nuk mungojnë edhe rastet e viktimave të ngacmimit seksual nga më të rritur.

“Trajtimi me standard i të miturve nuk janë vetëm ambiente fizike, por edhe qasja e oficerëve të Policisë Gjyqësore që janë në kontakt me ta”, tha Eljona Boçe Elmazi nga “Ëorld Vision”.

Sipas një raporti mbi situatën e mirëqenies së fëmijëve në Shqipëri, 70% e tyre pohojnë se kanë përjetuar dhunë dhe 80% e prindërve pranojnë se kanë përdorur dhunë ndaj fëmijëve të tyre, si mjet disiplinimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA