Vjosa lë tokat djerrë, në Hoxharë të Fierit nuk mbjellin më

08/09/2018 16:11

Dhjetë muaj pas përmbytjes nga lumi Vjosë, banorët e fshatit Hoxharë e Re nuk kanë marrë ende asnjë dëmshpërblim. Megjithëse dëmet e shkaktuara në tokat dhe prodhimet bujqësore apo në ushqimin për bagëtinë ishin shumë të mëdha, fermerët e kësaj zone deri tani nuk kanë përfituar asgjë.

Tokat e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore qendruan 25 ditë të mbuluara nga uji, çka shkaktoi dëmtimin e gjithë të mbjellave.

Thuajse e gjithe sipërfaqja e tokës bujqësore këtë vit është lënë pa punuar dhe pa mbjellë, pasi fermerët nuk kanë mundësi financiare dhe i tremben përmbytjeve nga Vjosa gjatë stinës së dimrit.

Gjendja ekonomike e banorëve të Hoxharës së Re është tepër e rëndë. Edhe ushqimin për bagëtinë janë të detyruar ta blejnë pasi nga tokat e tyre nuk munden të merrnin as ushqime foragjere për blegtorinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA