PS, anëtarësim në internet. Socialistët ndajnë detyrat për fushatën e ardhshme

08/09/2018 15:05

Një ditë pas Asamblesë, Edi Rama mblodhi Kryesinë e PS-së dhe sekretariatin e ri, ku ndau detyrat duke porositur nisjen bazë të fushatës “E gjithë vëmendja te ju”. Kjo do të konkretizohet përmes llogaridhënies së publike të kryebashkiakëve socialistë dhe këshilltarëve të PS-së në secilën bashki, proces që do të ndiqet nga afër edhe nga drejtuesit politik të qarqeve.

Një merak më vete i kryesocialistit ka qenë fushata dixhitale. Rama mësohet se ka kërkuar nga kryesia dhe sekretariati që të shtohet vëmendja për komunikimin online duke kërkuar përforcim të rradhëve edhe në Internet, përvecse rritjes së anëtarësisë socialiste.

“Nuk bëjmë politikë në hotele me pesë yje si opozita, po pranë njerëzve”, tha Elisa Spiropali.

Ndërkohë selia blu vijoi të mbajë vëmendjen te krimi, duke u ndalur në Lezhë. “Të enjtën qytetarët kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Shtetit për të denoncuar një shkëmbim zjarri tek zona e njohur si Rana e Hedhun. Patrulla policore ka bërë ndalimin e personave me inicialet E.S. nga Lezha, F.F. nga Shkodra dhe I.S. nga Kopliku. […] Pavarësisht se policët e thjeshtë, ata që po i nënshtrohen vettingut, kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, kriminelët janë liruar pas një telefonate nga Ministria që drejton Fatmir Xhafaj, i cili refuzon t’i nënshtrohet vettingut njësoj si policët”, tha Salianji.

N/kryetari i grupit demokrat, Alibeaj, akuzoi Qeverinë se po ndryshon ligjin për ish-të përndjekurit duke shkurtuar fondet për dëmshpërblimin e tyre.

“Ligji dhe justifikimi për mungesën e parave është një shuplakë e radhës për cdo të përndjekur teksa Rama shpenzon për luks 11.3 miliardë lekë, aq sa është fondi i të përndjekurve politikë”, tha Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA