Shkolla “Haxhi Hajdari” në Golem ndodhet vetëm 3 km nga qyteti i Shkodrës. Lagështira dhe myku kanë zënë vend në klasa, duke i bërë ato të pafrekuentueshme. Gjithashtu, dyer të thyera, tavane të rënë dhe dritare të kalbura krijojnë efektin e një gërmadhe.

Fitim Buhajt, drejtorit të këtij institucioni arsimor, i duhet çdo ditë që të hapë dhe të mbyllë derën për të ushtruar detyrën. Ai shprehet se ka shumë vite që nuk është vënë dorë në këtë institucion.

“Amortizimi i shkollës ka ndikuar në largimin e nxënësve. Askush nuk i fut fëmijët në një ambient të tillë”, shprehet Buhaj.

Mes shumë hallesh dhe problemesh, kjo shkollë do të hapë dyet për 110 nxënës. Me shpresën se një ditë dikush do kujtohet për këtë institucion të dijes, që ngjan më shumë si një magazinë e braktisur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA