Kancelarja gjermane Angela Merkel, të shtunën do ta kalojë në Maqedoni. Vizita e saj vlerësohet si historike, për shkak të momentit në të cilin ndodhet vendi.

Maqedonia, më 30 shtator voton në referendum për marrëveshjen me Greqinë, nga e cila varet edhe integrimi në NATO dhe Bashkimin Europian. Suksesi i referendumit hap rrugën për anëtarësimin në Aleancë, nga e cila ka marrë edhe ftesën, ndërsa pritet që të nisë gjithashtu edhe bisedimet për anëtarësimin në BE.

Gjatë takimeve të Kancelares gjermane me drejtuesit e institucioneve në Shkup, referendumi për emrin do të dominojë agjendën e bisedimeve.

Kancelarja Merkel, në shkurt të këtij viti kishte pritur në Berlin kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, bisedë në të cilën janë inkurajuar të dyja palët, maqedonase dhe greke, që të gjejnë kompromis për emrin.

Zaev dhe Merkel janë takuar edhe në kuadër të samitit të NATO-s, kohë kur aleanca i dha ftesën për anëtarësim. Angela Merkel është Kancelarja e parë gjermane që viziton Maqedoninë, pas vizitës së shkurtër të Kancelarit Gerhard Shroeder në vitin 1999, për shkak të krizës në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA