
Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz foli për krimin nga Shkodra, qytetin që muajt e fundit ka qenë dëshmitar i disa ngjarjeve të rënda kriminale.
“Shqipëria ka shënuar përmirësime sa i takon luftës kundër krimit, por duhet të bëjë më shumë. Prokuroria dhe policia duhet të bëjë më tepër. Gjermania është e angazhuar që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian. Do të kishim dashur që të hapeshin negociatat që në qershor, por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në 5 prioritetet, në mënyrë të veçantë për krimin e organizuar”, u shpreh Susanne Schutz.
Schutz foli edhe për vetting-un.
“Vetting-u është një proces që po vijon në mënyrë pozitive, por duhen më shumë rezultate konkrete. Të gjitha vendet vakante në gjykata të mbushen sa më parë”, theksoi Schutz.
Top Channel