Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një studim të fundit, thotë se gati gjysma e shqiptarëve nuk kryejnë aktivitet fizik. Mungesa e aktivitetit fizik çon në rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, disa lloje kanceri e diabeti dhe probleme të shëndetit mendor.

Në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë takojmë Vat Bushatin. 66-vjeçari që dikur është marrë me futboll, kryen disa ushtrime që do ia kishin zili edhe mosha më të reja. Për gati 20 vjet ka punuar në ndërtim, si vinçier.

“U bllokova nga këmbët dhe kjo më bëri që të nisja të lëvizja”, shprehet 66-vjeçari.

OBSH rekomandon që çdo i rritur të kryejë të paktën 150 minuta stërvitje në javë, si ecje të shpejtë, çiklizëm apo not. Studimi u krye në 168 shtete, përfshirë vendin tonë, duke pyetur rreth 2 milionë njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA