Ka nisur paraditen e sotme punimet Asambleja Kombëtare Partisë Socialiste.

Këtë asamble e hapi kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili u shpreh se “duhet të trokasim në çdo familje shqiptare, duke e hapur Partinë Socialiste”. Më tej, ai tha se nëse opozita vazhdon me baltën, nuk do të merremi më me shterpësinë e saj politike.

Balla tha se lufta kundër “tepsisë” vazhdon, nuk e kemi fituar akoma, tha ai. Balla u shpreh se detyra gjatë këtij sesioni do të jetë finalizimi i reformës në drejtësi. “Duhet të mbyllim adresimet e raportit të OSBE-ODIHR”.

Ndërkohë, kreu i grupit të PS theksoi se në zgjedhjet lokale PS do të ketë aleatë vetëm qytetarët.

Në këtë asamble do të ketë një raport mbi performancën e përfaqësuesve të PS-së në qeverisjen vendore, raport kombëtar për procesin e bashkëqeverisjes si dhe raport mbi punën e grupit parlamentar të PS-së.

Gjithashtu, në këtë asamble do të nisë ngritja e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Pikat e tjera do të jenë udhëzimi për fillimin e fushatës kombëtare “E gjithë vëmendja tek ju”, miratimi i strategjisë “Partia Socialiste e hapur për ty”, raport mbi gjendjen aktuale të partisë digjitale dhe vendimi për unifikimin e regjistrit digjital të Partisë Socialiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA