A jeni i shqetësuar që shumë zyrtarë të lartë po hetohen nga SPAK? Rama: S’më vjen mirë nga ana njerëzore, por jam i vendosur që kjo betejë të vazhdojë pa kompromis
29/12 02:30
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani, në kohën që opozita po zhvillonte protestë në këtë qytet, se shumë shpejt do të nisë shkolla e… drejtorëve.
“Këtë vit shkollor do të nisë shkolla e drejtorëve”, tha kreu i qeverisë, pa dhënë një datë të saktë.
“Drejtorët e shkollave do të kenë një shkollë të tyren. Nuk mund të synojmë më shumë me këtë nivel drejtimi shkollash. Kemi hequr 300 drejtorë, jo për arsye politike dhe kemi vënë 300 drejtorë të rinj nga mësuesit që kanë pasur më shumë pikë, por nuk do të thotë që një mësues i mirë të jetë edhe drejtor i mirë. Shkolla e drejtorëve do të jetë një shkollë për të trajnuar menaxherët e shkollave”, shpjegoi Rama.
Top Channel