Memaliaj, vritet me automatik një 43-vjeçar. Dyshohet se ishte informator i policisë për kanabisin
06/09/2018 18:30
Një tjetër vrasje ndodhi të enjten. Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën që lidh dy fshatra, Gllavë dhe Rabiaj, në Memaliaj.
Mësohet se Alket Muho është vrarë, por policia nuk ka ende një motiv përse është ekzekutuar 43-vjeçari. Në media u fol se ai ishte informator i policisë dhe denonconte parcelat me kanabis, por kjo mohohet nga policia.
Nga kqyrja e kufomës, ekspertët e policisë kanë vlerësuar se ai është qëlluar me breshëri automatiku në largësi. Policia thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel