Ka nisur në Kukës shpërndarja e teksteve shkollore falas për ciklin fillor. Në skemën e shpërndarjes së teksteve janë përfshirë 3 mijë familje, të cilat trajtohen me ndihme ekonomike.

“Sot ka filluar shpërndarja e librave falas nga klasa e parë deri në klasën e katërt.Secili mësues ka në klasë librat e përzgjedhur nga vetë ata. Besoj se kjo nismë është pozitive duke patur parasysh gjendjen ekonomike ku shumë familje nuk kanë mundësi për të blerë librat për fëmijët e tyre”, tha Lulzime Shehu, drejtore e shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”.

“Procesi po shkon mirë, pothuajse të gjithë prindërit bashkë më nxënësit kanë ardhur për të marrë librat. Urojmë për një vit mbarë, suksese për vitin shkollor 2018-2019”, shton Zana Dogjani, mësuese e klasës së parë.

Krahas shpërndarjes së teksteve shkollore ne te gjitha shkollat vijon regjistrimi i nxënësve. Brenda datës 17 shtator, të gjitha shkollat e Kukësit parashikohet të jenë gati për të pritur nxënësit ndërkohë që Bashkia është në fazën e fundit të ndërhyrjeve për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e institucioneve arsimore dhe pajisjes me bazë materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA