Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Po përfundojmë rrugët e lëna rrugëve

06/09/2018 13:48

Po përfundojmë rrugët e lëna rrugëve tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në fjalën e tij në Kuvend, duke komentuar takimin e opozitës në Elbasan.

“Pak më parë dëgjoja nga Elbasani ata që janë mbledhur atje si kukudh për të bërë atë parlamentin paralel dhe po preknin disa plagë që i kanë hapur vet për rrugët. Merr guximin kryetari i opozitës dhe flet për rrugën Tiranë-Elbasan, duke na e shitur si dështimin tonë, pa harruar që një rrugë e filluar pa projekt, e filluar me gjoja 160 milionë euro e cila ka përfunduar mbi 400 milionë euro pikërisht për atë që them, s’ka pasur projekt të plotë dhe s’ka qenë menduar ashtu siç duhet, për të mos thënë keqmenaxhimi i vazhdueshëm që i është bërë asaj rruge dhe që fatmirësisht është duke u hetuar nga prokuroria”, tha Gjiknuri.

Ai përmendi dhe rrugën mjaft të diskutueshme Durrës-Kukës për të cilën tha: “Megjithëse ai sektor mund të ishte menaxhuar shumë më mirë. Këto rrugë u bënë në kohën e qeverisjes sonë. A përfundoi ndonjëherë rruga Durrës-Kukës?! Asnjëherë nuk përfundoi. Sot po përfundon ajo rrugë. Pra, segmenti nga Kukësi në Morinë që është pjesa më e degraduar e rrugës, sot që flasim është duke u punuar dhe do të përfundojë. Po punohet për urën, është bërë dhe tenderimi për pjesën e mbetur të rrugës, është lidhur kontrata dhe ajo rrugë do të përfundojë. Tani po përfundon ajo rrugë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA