![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-08-at-17.55.24-1-800x450.jpeg)
08/02 22:05
Ka degraduar në përplasje me policinë protesta e opozitës në Elbasan, pasditen e së enjtes.
Menjëherë pas mbërritjes së kryeministrit, protesta opozitare është acaruar dhe ka pasur përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Altin Qato, drejtori i Policisë së Elbasanit, diskutoi me deputetin e Partisë Demokratike, Luciano Boçi, të cilit i tha se “protesta është e paligjshme”.
“Nuk keni marrë leje. Nuk mund të godisni Policinë e Shtetit”, tha Qato.
Ndërkohë, takimi i kreut të qeverisë me mësuesit nisi në orën 17:00, në gjimnazin “Dhaskal Todri”.
Top Channel