Të biesh prè e “fake news”. Lutfi Dervishi: Ja si ta shmangni lajmin e rremë

05/09/2018 20:04

Në një kohë kur beteja për të tërhequr vëmendjen është bërë e ashpër, dita-ditës hapësira për “fake news” është zgjeruar.

Edhe Ambasada Amerikane, nëpërmjet një videoje, vë theksin tek keqinformimi.

Nga ana tjetër, gazetari Lutfi Dervishi shprehet se nuk ka ndryshuar koncepti i gazetarisë, por lajmit që publiku i jep rëndësi, sidomos në mjedisin “online”.

“Nën titullin “fake news” janë informacionet e manipuluara, është propaganda, janë përpjekjet për të nxjerrë para’ me informacionet e pasakta që vihet re më shumë në mjedisin “online”. Janë informacionet e trukuara për qëllime të caktuara politike. Rrjetet sociale e kanë shumëfishuar dhe kanë sjellë një debat shumë të madh në këtë epokën “post truth”, përtej të vërtetës, që emocioni ka më shumë peshë sesa vetë fakti”, shprehet Dervishi.

Çka është për t’u theksuar, shpjegon gazetari Dervishi, përtej kohës së humbur të idividit apo përtej llogarive politike dhe të biznesit, “fake news” mund të sjellin edhe pasoja.

“Marrim një shembull, “fake news” në lajmet për shëndetin. Njerëz që lexojnë receta çudibërëse që pretendojnë se shërojnë sëmundje, imagjino çfarë efekti negativ do të ishte nëse njerëzit do të besonin verbërisht te këto lajme”, thekson Dervishi.

Edhe pse kanë dyshimin se mund të jetë një “fake news” që nga titulli i lajmit, lexuesit sërish bien pre’ e tij duke e klikuar. Por, si mund tu shmangemi lajmeve që nuk janë të vërteta?

“Duhet kultivuar më tej, duke filluar që nga shkolla, mendimi kritik. Janë disa shenja të para: informacioni i dhënë nga cili portal? Kush e ka shkruar? Thjesht nëse arrihet të bëhet një kërkim më i thelluar, ti do të arrish të ndash çfarë është e vërtetë nga çfarë është e trilluar”, shpjegon Dervishi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA