Si rekrutohen vajzat për prostitucion. Pas pak, në “Fiks Fare”
05/09/2018 20:05
“Fiks Fare” zbardh skemën se si mashtrohen vajzat e reja shqiptare për të punuar si prostituta.
Nën emrin e një shoqate artistike, disa persona kërkojnë të punësojnë vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas ato rekrutohen si prostituta në lokale nate në një qytet të Maqedonisë.
Gazetarët e “Fiks Fare” kanë zbuluar këtë rrjet prostitucioni dhe tregojnë fakte se si bëhet rekrutimi i vajzave të reja, si kalojnë në kufi nën logon e një shoqate artistike e më pas punojnë si punëtore seksi në lokale.
Detajet i mësoni pas pak, në “Fiks Fare”.
Top Channel