Qyteti i Shkodrës po përjeton momente aspak të qeta muajt e fundit, teksa janë ekzekutuar disa persona dhe zhdukur të tjerë, ngjarje të cilat janë ende pa autor.
Rasti më i fundit ishte ekzekutimi i Arjan Ferracakut, teksa po kalëronte nën shoqërinë e miqve të tij, ndërsa i ashpër ishte edhe reagimi i opozitës.
Gjatë ditës së sotme, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me forca speciale nga Tirana, po ushtron kontroll në disa lagje të qytetit, si Kiras dhe Dobrac.
Bëhet fjalë për lagje periferike, ku mendohet se strehohen edhe elementë të përfshirë në banda kriminale, që po krijojnë destabilitet në qytet.
Kujtojmë që të hënën opozita preferoi të mos marrë pjesë në seancën e parë të stinës së re parlamentare, por të mblidhej në Shkodër, për një mbështetje simbolike ndaj qytetarëve.
Top Channel