Në Korçë më pak nxënës, bashkohen klasat kolektive. Preken edhe 12 mësues

05/09/2018 17:32

Të paktën 100 nxënës të shkollave të Drenovës, Barçit dhe Kolanecit në Korçë do ta nisin vitin shkollor në një godinë tjetër.

Tre shkolla me klasa kolektive do të mbyllen dhe sipas drejtori te Drejtorisë Arsimore Korçë kjo ndodh për shkak të ndryshimeve demografike që i kishin detyruar zyrtaret t’i mblidhnin në klasa kolektive nxënësit e këtyre shkollave.

Nga mbyllja e këtyre institucioneve arsimore preken 12 mësues të cilët sipas Grabockës do të vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit arsimor.

DAR njofton se në qarkun e Korçës këtë vit mësimor do të përfitojnë libra falas 3363 nxënës të klasave 1 deri në të 4, ndërsa 1300 nxënës të tjerë do t’i marrin këto libra falas në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA