Policia e Korçës ka arritur të zbardhë ngjarjen e të hënës, kur u grabit Katedralja e qytetit dhe të vërë në pranga dy prej autorëve.

Kështu uniformat blu të Korçës bënë të ditur se janë arrestuar dy shtetas si autorë të dyshuar, të vjedhjes si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër si bashkëpunëtor i tyre.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Joan Cigare, 23 vjeç,(i dënuar më parë për “Vjedhje”) dhe Genci Arifi, 42 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi 26-vjeçar A.N., që ka qenë pjesë e grabitjes së Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, në qytetin e Korçës, ku thyen arkën e dhurimeve dhe morën paratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA