Zgjedhjet në PD, zbardhet vendimi i Kryesisë: Drejtuesit e rinj lokalë brenda 30 prillit 28/03 23:57
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë akuzat se qeveria mbështet krimin e organizuar dhe oligarkët, në dëm të bizneseve të ndershme.
Nëpërmjet një skeme video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Basha tregoi se është rritur ndjeshëm numri i bizneseve që kanë shpallur falimentin, krahasuar me një vit më parë.
Sipas shifrave të publikuara nga Basha, nga 6140 biznese të mbyllura në periudhën Janar-Gusht 2017, kjo shifër ka shkuar në 9260 në të njëjtën periudhë të vitit aktual, një rritje me rreth 30 %.
Ja postimi i plotë i kreut të Partisë Demokratike:
Top Channel