Shqipëri-Izrael/ DASH paralajmëron shtetasit amerikanë: Kujdes në Elbasan!
04/09/2018 21:59
Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë me banim në Shqipëri që të bëjnë kujdes përpara dhe gjatë ndeshjes që Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit, në stadiumin e Elbasanit.
Në Twitter-in e DASH-it lexohet: “Një ndeshje futbolli do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit në 7 shtator, ora 20:45. Edhe pse nuk jemi në dijeni për kërcënime specifike ndaj shtetasve amerikanë, i ftojmë që të kenë kujdes pranë stadiumit të Elbasanit, para dhe gjatë ndeshjes”.
Takimi Shqipëri-Izrael është i vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Top Channel