Kryeministri Rama e rimori sot çështjen e librave falas ndërsa ndodhej në një familje në Tiranë ku dhuroi librat për dy fëmijë që nisin shkollën këtë vit.

Kryeministri Edi Rama ishte në familjen Karaj në kryeqytet për t’i dhuruar librat dy fëmijëve të tyre Greisit dhe Reit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Rama shoqërohej nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Skema e qeverisë parashikon teste falas për nxënësin nga klasa e parë deri në të katërtën, por duhet që edhe fëmijët të bashkëpunojnë duke i mbajtur të padëmtuar librat me qëllim që të përdoren nga brezat që vijnë.

Sipas Ramës vitin tjetër mbyllet dhe cikli i zëvendësimit të teksteve të vjetra me ato të reja.

Shpërndarja e teksteve falas përfshin 190 mijë nxënës në të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA