Në Shupenzë, Qarku Dibër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kontrolluar restorantet që përdoren për evente më shumë persona siç janë dasmat.

Nga kontrolli është vendosur mbyllja dhe gjobitja me 300 mijë lekë e një lokali të tillë nën emrin Drita Markaj. Në kuzhinën e restorantit janë konstatuar nivele skandaloze të higjienës, myk lagështirë dhe mjete pune të amortizuara. Më herët, në këtë qark AKU mbylli edhe disa restorante të tjera për të njëjtat arsye.

Ndërsa ftohen qytetarët që në rastet kur konstatojnë lokale e restorante që nuk respektojnë kushtet e higjienës të raportojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA