Kreu i Gjykatës Kushtetuese sërish në sitën e Vettingut, hidhet shorti në KPA

04/09/2018 13:48

Kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja, kaloi me sukses në “sitën” e Vettingut, në vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Institucioni i Komisionerit Publik, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, e ankimoi vendimin në KPA.

Paraditen e së martës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

  KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për kreun e Kushtetueses

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë:
Kryesues: Ardian Hajdari; Relator: Luan Daci; Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA