Familja e Ylmie Rustos, e përbërë nga 5 anëtarë jeton ende në shtëpinë që është vlerësuar e pabanueshme pas lëkundjeve të tokës të shkaktuara nga shpimet për naftë në fshatin Zharrëz.
Ata thonë se nuk i kanë marrë 600 mijë lekët e dëmshpërblimit dhe vazhdojnë të jetojnë në shtëpinë e rrezikshme.
Ka shumë familje në Zharrëz që nuk kanë marrë para dhe nga ato që kanë marrë vetëm gjysmën e shumës që e paguan shteti. Ata thonë se kompania “Bankers Petroleum” nuk ua ka dhënë paratë.
Kryesisht kanë mbetur pa asnjë dëmshpërblim familjet, dëmi i të cilave shkon nga 100 mijë deri në 200 mijë lekë.
Pak muaj më parë vetëm në Zharrës, komisioni i vlerësimit ka përcaktuar 387 shtëpi me dëmtime të pjesshme ndërsa 71 shtëpi janë me dëmtime të renda, ose të pabanueshme.
Top Channel