Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në fjalën e tij në punimet e “Konferencës së 18-të Ndërkombëtare të luftës kundër terrorizmit”, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Luftës kundër Terrorizmit, vuri theksin në domosdoshmërinë e një bashkëpunimi në luftën ndaj terrorizmit.

“Lufta ndaj terrorizmit nuk është dhe nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka alternativë dhe nuk duhet të ndihet e dekurajuar. Ashtu si rrjetet terroriste janë transnacionale, kështu duhet të jetë edhe bashkëpunimi ynë”, tha Bushati.

Më tej Bushati prezantoi angazhimin dhe kontributin e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit, duke vënë theksin në shpalosjen e nismave të reja që lidhen me rolin e edukimit, harmoninë fetare, respektimin e të drejtave të njeriut e minoriteteve, vlerave të tolerancës ndaj diversitetit, dhe në hartimin e zbatimin e politikave të posaçme strategjike, sociale, politike, ligjore, edukative dhe ekonomike.

Gjatë vizitës së tij, Ministri Bushati zhvilloi disa takime bilaterale. Ai u takua me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Izraelit Benjamin Netanyahu, Ministrin e Mbrojtjes Avigdor Lieberman, Ministrin për Bashkëpunimin Rajonal Tzachi Hanegbi, Lideren e Opozitës Tzipi Livni, Drejtuesit e Komitetit Amerikano-Hebre (AJC) David Harris dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve (WJC) Robert Singer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA