25/11 14:05
Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, pritën sot një përfaqësi mësuesësh nga e gjithë Shqipëira, në sallën e hartave, në ambientet e kryeministrisë.
Rama shfrytëzoi rastin për të folur mbi vendimin e qeverisë, për të trajtuar një kategori më të gjerë nxënësish me libra falas.
Por Kryetarja e Komisionit të Arsimit në Partinë Demokratike, Albana Vokshi ka publikuar një udhëzim, duke hedhur poshtë pretendimin e Ramës për libra falas.
“Nuk ka libra falas, por vetëm libra në përdorim, që do të paguhen më shtrenjtë, nëse fëmijët i dëmtojnë”, shkruan Vokshi në status, teksa publikon edhe udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, ku thuhet se librat do të jepen në përdorim.
Top Channel