
24/07 15:18
Një 27-vjeçar ka grabitur një market në Durrës nën kërcënimin e një pistolete lodër.
Keni Braçe ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, mesditën e sotme sapo kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market kanë organizuar menjëherë shërbimet duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 27-vjeçarit.
Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:pistoleta çakmak, sasia e parave të vjedhura, një maskë kirurgjie dhe doreza.
Top Channel