Vasili: Vendi po qeveriset nga një hordhi kriminale, luftë me çdo mjet demokratik

03/09/2018 12:40

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodh paraditen e sotme në selinë e partisë, në kuadër të fillimit të stinës së re parlamentare.

Në përfundim të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili doli në një konferencë për mediat, ku komunikoi edhe vendimet e marra.

Vasili tha se përveç veprimtarisë parlamentare, është diskutuar edhe për situatën e rëndë politiko-shoqërore në vend, duke sjellë në vëmendje ngjarjen e Shkodrës.

“Sot ne përballemi me një situatë nga më të rëndat të krimit në vend, ku shkaktar dhe ideator i kësaj situate është kryeministri Rama me qeverinë e tij. Veçanërisht më e rëndë është ngjarja e Shkodrës, ku qeveria nuk vepron dot, për shkak të lidhjeve me krimin dhe në komisariatin e Shkodrës, udhëheqin bandat kriminale”, deklaroi Vasili.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së theksoi se pikërisht ëpr shkak të kësaj situate të rëndë kriminale, vendi po shkon drejt nëj rrënimi ekonomik dhe rreth 70 % e shqiptarëve duan të largohen nëj orë e më parë nga vendi.

“Ne do të përballemi me këtë qeveri aventurierësh dhe hajdutësh, me të gjitha mjetet demokratike, deri sa të çlirojmë vendin nga kthetrat e saj”, tha krei i grupit parlamentar të LSI-së.

Petrit Vasili nuk i kurseu kritikat edhe ndaj Reformës në Drejtësi, të cilën e cilësoi si një nismë të kapur nga qeveria dhe që po shkatërron drejtësinë në vend, duke nxjerrë jashtë funksionit gjykatat kryesore të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA