Pas pak nis Fiks Fare, emisioni investigativ në Top Channel

03/09/2018 20:01

“Fiks Fare” nis rrugëtimin e tij pas pak me një sezon të ri, me investigime të reja, shpoti, sarkazëm, por edhe shume personazhe të pushtetshëm, të zënë në rrjetën e programit investigativ.

“Qytetarët më në fund me nisjen e Fiksit, do të kenë një derë të hapur, ku do të denoncohet dhe do të zgjidhet halli i tyre. Shikoni Fiksin për detaje të tjera”, thotë moderatori Dorian Ramaliu.

Ky sezon i Fiks Fare sjell në ekran dy bukuroshe të reja. Velina brune është Marjana Shkreta, një balerine profesioniste prej dy vitesh në trupën e baletit në Top Channel, e cila mban në kokë edhe kurorën e ‘Miss Kinemasë’. Ndërsa velina bionde quhet Artea Bebri dhe është më shumë e përkushtuar ndaj modelingut, pa lënë pas pasionin e saj, kërcimin.

“Është një format mjaft i ndjekur dhe për ne mund të jetë një mundësi mjaft e mirë për të ardhmen”, thotë velina Artea Bebri.

Këtë sezon nuk do të mungojë rubrika e monitorimeve, por një hapësirë do të zënë edhe kamerat gazmore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA